EMRI/ I akuzuar nga GJKKO si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 36-vjeçari në Shëngjin

nga L. M

Në pranga ka rënë shtetasi Fredi Pali, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) më datë 11 prill 2023, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Fredi Pali akuzohet për disa vepra penale të rënda, përfshirë: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet rezulton se Fredi Pali ka qenë pjesë aktive e një grupi kriminal, që vepronte në fushën e trafikut të narkotikëve, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në pastrimin e të ardhurave të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Njoftimi i policisë

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Member”, duke vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim nga drejtësia për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

I arrestuari është Fredi Pali, 36 vjeç, banues në Lezhë, i cili u lokalizua dhe u kap nga forcat policore në zonën e Ishull Shëngjinit, pas një hetimi të kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ndaj 36-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) më datë 11 prill 2023, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Fredi Pali akuzohet për disa vepra penale të rënda, përfshirë:

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal;

“Grupi i strukturuar kriminal”;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet rezulton se i arrestuari ka qenë pjesë aktive e një grupi kriminal, që vepronte në fushën e trafikut të narkotikëve, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në pastrimin e të ardhurave të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Materialet procedurale lidhur me këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për hetime të mëtejshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More