Shkup, 27 gusht – Edhe pse ende nuk ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore, gjatë kësaj vere kanë filluar përplasjet e forta midis kandidatëve për kryetar komune por edhe midis vetë partive politike. Shumica e emrave që do të hyjnë në garën për kryetar komune janë tashmë të njohur, dhe partitë kryesore kanë zbuluar edhe emrat e kandidatëve që do të garojnë për postin e kryetarit të Shkupit, shkruan “Zhurnal.mk”.
Megjithatë, duket se fushata ka filluar para kohe dhe në kundërshtim me ligjin. Neni 69-a i Kodit Zgjedhor thotë se “fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në raundin e parë dhe të dytë të votimit nuk mund të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve”.
Por partitë politike po shmangin kornizën ligjore dhe po bëjnë fushata të ndryshme. Kryetari i VMRO-DPMNE dhe njëherësh kryeministri Mickoski, gjatë ditëve të kaluara ka vizituar vendbanime si Dojrani, Gjevgjelia, Demir Kapija, Negotina, Kriva Palanka dhe shumë të tjera.
Mickoski gjithashtu ka vizituar Kumanovën për të hapur një sallë sportive, ka mbajti tribuna në Shtip dhe Kërçovë, ndërsa në Kisella Vodë, së bashku me kryetarin e bashkisë dhe kandidatin për kryetar bashkie të Shkupit, vunë në funksion një pishinë shkollore. Mickoski ishte gjithashtu në Pustec, Prespë të Vogël, Labunishtë, mori pjesë në hapjen e një ambulance në Ilinden të Shkupit dhe në rindërtimin e një ambulance në Tetovë.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe , ishte në Krushevë, Kumanovë, Koçan, Kavadar dhe zona të tjera të populluara.
Izet Mexhiti nga VLEN ka intensifikuar aktivitetet në Çair, Gazi Babë, Saraj, Fushë Tophanë, ndërsa Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së ka qenë në në Prishtinë, ndërsa kandidatët e tij po sillen në çdo vendbanim për të fituar ndonjë simpati.
Nga të gjitha këto veprime bëhet e qartë se fushata për zgjedhjet lokale është nisur para kohe dhe po ushtrohet ndikim i thellë mbi qytetarët, shkruan “Zhurnal.mk”.
Partitë po ndikojnë në zgjedhje me aktivitetet e tyre aktuale, siç janë njoftimet për punë të hapura dhe në përputhje me ligjin. Por, edhe pse procedurat për punësime janë ndaluar derisa zhvillohen zgjedhjet, kandidatët për punë mbeten peng e tyre. Një shembull tjetër është fotografimi i përditshëm i vendeve ku po zhvillohet ndërtime. Edhe pse kjo nuk është në kundërshtim me ligjin, megjithatë konsiderohet si ndikim tek votuesit.
Neni 69-a i Kodit Zgjedhor, përcakton se një tubim publik dhe ngjarje të tjera publike të organizuara nga një pjesëmarrës në fushatën zgjedhore konsiderohen fushatë zgjedhore.
Në këtë drejtim, ende nuk është mbajtur ndonjë tubim zgjedhor, por vetëm reklamime, shpifje, akuza dhe trillime parazgjedhore të cilat po sillen gjithandej në media të panjohura . Kjo nuk është në dobi të qytetarëve sepse qytetarët duan të ndëgjojnë investimet, programin e kandidatëve dhe jo akuzat e kundër akuzat.
Shumica e kandidatëve për kryetarë të komunave nuk kanë hartuar programe të reja për të qeverisur në nivel lokal gjatë mandatit të ri katërvjeçar, por duket se po hyjnë në garë për zgjedhjet e 19 tetorit pa programe ose me programe që i kanë prezantuar partitë e tyre më herët.
Prejse janë publikuar zgjedhjet në bazë të prezantimeve të kandidatëve për kryetarë, shumica e këtyre nuk kanë publikuar asnjë program të mirëfilltë por vetëm se po shfrytëzojnë akuza e reklama të ndryshme se kush është më i miri.
Fatkeqësisht, të gjitha partitë i prekin të njëjtat probleme dhe s’kanë ndonjë zgjidhje plotësuese. Më rëndësi ëshët që të vendosen prioritetet se të gjitha këto probleme nuk mund të zgjidhen për një kohë të kufizuar dhe mos të manipulojnë qytetarët se do bëjnë mrekullira eme premtime paushalle, shkruan “Zhurnal.mk”.
