Ministria e Transportit shpall konkurs për 15 pozita të reja pune

Nga D. V.
1,017 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 shkurt – Ministria e Transportit ka publikuar disa shpallje në faqen e Agjencisë për Administratë për plotësimin e 15 vendeve të lira të punës, duke kërkuar kandidatë që plotësojnë kushtet e përgjithshme ligjore si shtetësia e Maqedonisë së Veriut, njohja e gjuhës maqedonase, moshë madhore, aftësi shëndetësore dhe mungesë të ndalesave gjyqësore për ushtrim profesioni.
Përveç këtyre, kërkohet arsim i lartë, njohje aktive e programeve kompjuterike dhe e njërës prej gjuhëve të huaja (anglisht, frëngjisht ose gjermanisht), si dhe provimi i administratës apo ai i jurisprudencës për pozita të caktuara. Pagat për këto pozita variojnë nga 30.174 denarë për bashkëpunëtorët e rinj dhe inspektorët e rinj të ndërtimit, deri në 36.383 denarë për pozitat e këshilltarëve-inspektorë në fushën e ndërtimit, komunikacionit rrugor dhe rrugëve në Shkup, Kavadar dhe Negotinë.

Gjithashtu, parashikohen paga prej 31.638 denarë për inspektorët e rinj të urbanizmit dhe 31.990 denarë për ndihmës-inspektorët e ndërtimit. Orari i punës është tetë orë në ditë, nga e hëna në të premte, ndërsa shpalljet mbeten të hapura deri në ditët e para të muajit të ardhshëm. Ky shtim i punësimeve pason trendin e fundit të institucioneve shtetërore si Kuvendi, Ministria e Financave dhe Këshilli Fiskal, të cilat po ashtu kanë hapur konkurse për stafin e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër