Epsteinit i kishte folur edhe për bukuroshet shqiptare – nisin hetimet për korrupsion ndaj ish-kryeministrit norvegjez

nga D. V.

Policia norvegjeze ka nisur një hetim ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për shkak të dyshimeve për korrupsion, pas zbulimeve të dosjeve të pedofilit të ndjerë, Jeffrey Epstein.

Policia norvegjeze po heton ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Komitetit Norvegjez të Nobelit, Thorbjorn Jagland, sipas autoritetit norvegjez për luftimin e krimit ekonomik.

Derisa deri më tani nuk janë ngritur akuza zyrtare, dokumente të lidhura me financierin dhe trafikantin e dënuar seksual Epstein raportohet se përmendin dhurata të marra nga Jagland, si dhe udhëtime dhe hua që supozohet se janë paguar nga pedofili që u vetëvra në qeli në vitin 2019.

Autoritetet norvegjeze tani po punojnë për të verifikuar këto pretendime.

Në një email drejtuar Epsteinit në vitin 2014, Jagland supozohet se ka kërkuar ndihmë financiare për blerjen e një prone në Oslo. Gjithashtu, raportohet se Epstein vizitoi banesën e Jagland në Strasburg të paktën dy herë gjatë kohës që norvegjezi shërbente si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Ndryshe, Jagland ka vizituar në vitin 2012 Tiranën, ku ishte takuar me zyrtarët e shtetit.

Por, teksa ishte i angazhuar me politikën e ditës në Tiranë, i kishte rënë në sy edhe një detaj tjetër: vajzat e jashtëzakonshme shqiptare.

Këtë, ia përcolli edhe Epsteinit një ditë më vonë përmes një emaili, duke e njoftuar se ai kishte qenë në vendin tonë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More