Erdogan: Marrëveshjet ndërkombëtare kanë “humbur efektivitetin”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Turqi, 08 tetor, Zhurnal.mk – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se marrëveshjet ndërkombëtare po shpërfillen gjithnjë e më shumë dhe se vendimet e gjykatave ndërkombëtare nuk po zbatohen, raporton Anadolu.

“Marrëveshjet ndërkombëtare kanë humbur efektivitetin e tyre. Po kështu, vendimet e nxjerra nga gjykatat ndërkombëtare nuk po zbatohen më”, tha Erdogan gjatë Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll.

Erdogan kritikoi sistemin aktual ndërkombëtar, duke deklaruar se sistemi i OKB-së nuk mund të konsiderohet “legjitim dhe i drejtë” nëse nuk pasqyron vullnetin e komunitetin ndërkombëtar.

Duke iu referuar Gazës, ai tha se enklava është shndërruar në “kampin më të madh të përqendrimit në botë” nga një “rrjet gjenocidal arrogant dhe gjakatar”, i cili e konsideron veten mbi të drejtën ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër