Erkan Arifi në Llojan: Bashkë për një Likovë më të fortë!

nga Redaksia

Likovë, 3 shtator – Kandidati i Aleancës për Kombëtare Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm nga fshati Llojan, duke theksuar bashkëpunimin dhe unitetin si garanci për një të ardhme më të mirë.

“Bashkë, me Llojanin në zemër!” – ka shkruar Arifi, duke shoqëruar postimin me mesazhin e qartë të vizionit të tij për zhvillimin e komunës. Ai theksoi se AKI dhe besëlidhja janë forca që do të garantojnë ndryshim real dhe përfaqësim të denjë për të gjithë qytetarët e Likovës.

Ky mesazh vjen si pjesë e fushatës së tij për zgjedhjet lokale, ku Arifi po synon të fitojë mbështetjen e qytetarëve për një komunë më të zhvilluar, më transparente dhe më të bashkuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More