Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka njoftuar se është realizuar pagesa në vlerë prej 338.468.141 denarësh për 9.567 persona.
E njëjta është realizuar në përputhje me Masën 1.6 – pagesa direkte sipas sipërfaqes së punueshme për mirëmbajtjen e pemishteve ekzistuese, me ç’rast sigurohet mbështetje e vazhdueshme për mirëmbajtjen dhe avancimin e prodhimit pemëtar.
“Vazhdojmë me përkushtim t’i mbështesim fermerët e vërtetë dhe të kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe konkurrues të bujqësisë maqedonase”, njofton Ministria.
