Eurointegrimi, Farizi: Nevojiten reforma thelbësore anti krim

Nga Xh M
797 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 gusht Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian mbetet në kërkesat e saj ndaj Maqedonisë së Veriut sa i përket integrimit, sikurse reformat dhe ndryshimet kushtetuese. Pavarësia në gjyqësor, luftimi kundër krimit dhe korrupsionit, reforma në administratë, media të lira, harmonizimi i ligjeve me BE-në janë ndër kërkesat kryesore. Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Lulzim Farizi thotë se reforma duhet të jenë të tërsishme përfshi edhe administratën që ajo të zbatoj kërkesat evropiane. Theksi i veçant duhet t’i vehet gjyqësorit dhe luftimit të korrupsionit.

“Duhet të bëhen reforma të tërësishme, respektivisht duhet revolucion I brendshëm në fushën e drejtësisë, kuptohet nëpërmjet mekanizmit respektivisht institucionit të parlamentit duhet të sjellen ligje, për shkak se detyrohen vetë gjykatat të veprojnë konform atyre ligjeve të cilat i sjell parlamenti me qëllim që të bëhet reformim i tërësishëm i pushtetit gjyqësor dhe prokurorisë, dhe mendoj se duhet të bëhet luftë me korrupsionin edhe në polici, respektivisht në MPB për shkak se është një zinxhir i ndërlidhur prokuroria, gjykata dhe MPB. Por, unë mendoj se në dy drejtime duhet të lëviz kjo çështje: e para është që të futen të gjithë gjykatësit në veting dhe e dyta të bëhen reforma të tërësishme, respektivisht të bëhet riorganizim i tërësishëm i gjyqësorit”, deklaroi analisti Lulzim Farizi.

Ndryshimet kushtetuese, si pengesë kryesore pamundësojnë hapjen e kapitujve negociues me BE-në. Lulzim Farizi thotë se përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e vendit vështirë të arrihet në një periudhë afatshkurtër. Dakordimi, sipas tij mund të vij me një ndërmjetësim me faktorin ndërkombëtarë.

“Kur i sheh qëndrimet të cilat janë diametralisht të kundërta që ka bullgaria kundrejt Maqedonisë dhe Maqedonia kundër Bullgarisë, është shumë larg një marrëveshje e cila mund të zgjidhin dy alët pa ndonjë ndikim nga faktori ndërkombëtarë, sidomos BE dhe nga SHBA. Por, duke e parë dhe analizuar problemet të cilat janë sidmos me Ukrainën dhe problemet që SHBA i ka me Iranin dhe luftën, unë besoj se për një periudhë shumë të shkurtër nuk mund të arrihet kjo, ndoshta edhe qëndrimet e qeverisë së Maqedonisë së Veriut që janë shumë të ngurta, është normale që shteti duhet të ketë pozicione që të përfitoj si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, theksoi Farizi.

Në kuadër të planit të zhvillimit Maqedonia meqë nuk miratoi kodin zgjedhor, humbi 4.2 milion euro. Lulzim Farizi thotë se vendi mund të rrezikojë mos përthithjen e parave evropiane edhe në të ardhmen, në rast se nuk përmbush kërkesat evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër