Ferati: LDK-ja nuk ka nevojë për “analizat” e VV-së e “këshillat” e PDK-së

Nga D. V.
999 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Istogut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka reaguar ndaj kritikave dhe komenteve që, sipas tij, po vijnë nga partitë tjera politike, duke thënë se LDK-së nuk i duhen as analizat e Lëvizjes Vetëvendosje, as këshillat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe as “kujdesi” i, siç i quajti ai, oportunistëve zgjedhorë.

Ferati tha se të gjithë këta kanë të njëjtin qëllim – ta shfrytëzojnë, ta dobësojnë dhe ta dëmtojnë LDK-në për interesa të tyre politike.

“LDK-së nuk i duhen as ‘analizat’ e VV-së, as ‘këshillat’ e PDK-së, e as ‘kujdesi’ i oportunistëve zgjedhorë. Të gjithë, secili në mënyrën e vet, kanë të njëjtin interes: ta shfrytëzojnë, ta dobësojnë dhe ta dëmtojnë LDK-në për llogaritë e tyre politike”, shkroi Ferati në Facebook

Ai shtoi se, sipas tij, veprimet e tyre janë edhe kundër interesit të shtetit.

“E të gjithë këta pa dallim, në thelb po punojnë edhe kundër interesit të shtetit, sepse fati i LDK-së dhe fati i Kosovës ecin bashkë”, përfundoi Ferati.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër