Filipçe: Levica dhe BDI po funksionojnë bashkë, kjo është e qartë

Nga B.M
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 janar – Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një konferencë për media ka deklaruar se bashkëpunimi mes Levicës dhe BDI-së është i dukshëm dhe i pamohueshëm, duke theksuar se të dyja partitë po funksionojnë së bashku.

“Levicën e pamë se me kë u ul në tavolinë. Është e dukshme se janë nën ndikim të qeverisë. Pasi që u ulën Levica dhe BDI, është e ditur se çfarë bëjnë”, ka deklaruar Filipçe.

Sipas tij, ky veprim tregon qartë se Levica ka humbur autonominë politike dhe se vepron në koordinim me BDI-në, duke shërbyer interesave të saj politike. Filipçe vlerësoi se ky bashkëpunim i fshehtë po del gjithnjë e më hapur në skenën politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër