Flick merr vendimin, dy talentët e Barcelonës pranë largimit nga “Camp Nou”

Nga D. V.
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Marc Casado dhe Roony Bardghji janë dy lojtarët e Barcelonës që kanë më shumë gjasa të largohen nga klubi para mbylljes së afatit kalimtar, sipas raportimit të The Athletic.

Sipas këtij raportimi, të dy lojtarët pritet të kenë hapësira të kufizuara nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick gjatë sezonit 2026/27, duke bërë që klubi dhe lojtarët të diskutojnë për të ardhmen e tyre.

Casado, i cili është tifoz i Barcelonës që nga fëmijëria, vazhdon të dëshirojë qëndrimin në klub, pavarësisht se është i vetëdijshëm që drejtuesit janë të gatshëm të miratojnë largimin e tij nëse arrin një ofertë e përshtatshme.

Mesfushori katalanas po shqyrton mundësitë e tij, ndërsa shpreson që të vazhdojë karrierën në “Camp Nou”.

Ndërkohë, Barcelona beson se një huazim do të ishte zgjidhja më e mirë për Roony Bardghjin.

Sulmuesi 20-vjeçar do të përfitonte nga më shumë minuta në një skuadër tjetër, përpara se të rikthehej për të konkurruar për një vend në planet e Hansi Flickut.

Klubi katalanas vazhdon të kërkojë destinacionet më të përshtatshme për të dy lojtarët, ndërsa po punon për riformatimin e skuadrës para sezonit të ri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër