FSHF tërheq mbështetjen për Gianni Infantinon në garën për president të FIFA-s

Nga D. V.
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka revokuar zyrtarisht mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një mandat të ri katërvjeçar në postin e Presidentit të FIFA-s.

FSHF-ja në një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka informuar institucionin më të lartë se nuk do ta mbështesin Infantinon.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Përmes një letre zyrtare drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, FSHF e ka njoftuar institucionin më të lartë të futbollit botëror për vendimin e saj.

Në letrën e firmosur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, thuhet se pas konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës, federata ka vendosur të tërheqë mbështetjen e dhënë më herët për kandidaturën e Infantinos.

Sipas FSHF-së, ky vendim vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit në futbollin ndërkombëtar, si dhe qëndrimeve të shprehura nga federatat evropiane lidhur me proceset e qeverisjes së FIFA-s.

Federata Shqiptare e Futbollit thekson se mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtë me UEFA-n dhe partnerët e saj ndërkombëtarë në mbështetje të një qeverisjeje të futbollit të bazuar në transparencë, integritet dhe interesin më të mirë të lojës”, thuhet në komunikatë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër