Futbollistët argjentinas mbajnë pankartë politike pas ndeshjes me Anglinë

Nga L. M
1,595 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Argjentina fitoi ndaj Anglisë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në finalen kundër Spanjës. Megjithatë, gëzimi në fushën e Atlantas u zbeh shpejt për shkak të një veprimi që ndikoi përtej sportit.

Konflikti mes Argjentinës dhe Anglisë nuk është vetëm një çështje futbolli. Kujtimet e luftës së vitit 1982 për kontrollin e Ishujve Falkland (Malvinas) dhe humbja e Argjentinës mbeten të rrënjosura në ndërgjegjen kombëtare. Çdo ndeshje kundër Anglisë shihet si një mundësi për të rikonfirmuar pretendimet për ishujt në Atlantikun e Jugut.

Më pas ndeshjes, një grup lojtarësh argjentinas, në krye me Giovani Lo Celso, hapën një flamur të bardhë me mbishkrimin “Ishujt Falkland janë argjentinas”. Fillimisht, flamuri u mbajt nga Lisandro Martinez, e më pas iu bashkua edhe Lo Celso.

Lojtarët u mblodhën rreth këtij flamuri, i cilësuar si pjesa kryesore e festimeve në stadiumin e Atlantas. Kjo simbolikë u pa si një mesazh i qartë, pavarësisht përpjekjeve për të reduktuar tensionet. Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, kishte synuar të qëndronte te futbolli, por ishte e dukshme se lojtarët e panë këtë çështje me një rëndësi më të madhe.

Ndeshja u shpall me rrezik të lartë dhe autoritetet në SHBA organizuan një operacion sigurie të gjërë, duke përfshirë më shumë se 1,600 policë. FIFA dhe autoritetet e sigurisë paralajmëruan për ndëshkime nëse do të kishte mesazhe politike apo të urrejtjes.

Ministrja e Sigurisë e Argjentinës, Alejandra Monteoliva, deklaroi se tifozët që bartnin simbole ose veshje me mbishkrime të lidhura me Ishujt Falkland nuk do të lejoheshin të hynin në stadium. “Mbajtja e çdo mesazhi provokues, politik apo me natyrë racore është e ndaluar,” shprehu ajo.

E pyetur për flamujt me mesazhe rreth Malvinave, ajo theksoi: “Çdo mesazh politik ose racor apo fetar konsiderohet provokim dhe nuk lejohet.” Ky mesazh konsiderohet si politik nga autoritetet.

Kujtojmë konfliktin e vitit 1982

Lufta për Ishujt Falkland ishte një konflikt ndërmjet Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar që u zhvillua nga prilli deri në qershor të vitit 1982. Junta ushtarake argjentinase urdhëroi pushtimin e ishujve, të cilët ishin nën administrimin britanik që nga viti 1833, në përpjekje për të bashkuar vendin.

Kryeministrja britanike Margaret Thatcher reagoi duke dërguar një flotë ushtarake të madhe. Pas 74 ditësh luftimesh, Argjentina u dorëzua, duke dëshmuar paaftësinë e saj ushtarake. Konflikti ishte tragjik, me 649 ushtarë argjentinas dhe 255 britanikë të vrarë.

Rezultati i luftës pati ndikime të mëdha politike në të dy vendet. Në Argjentinë, disfata përshpejtoi fundin e diktaturës dhe hapi rrugën për demokracinë në 1983. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, fitorja rriti popullaritetin e Margaret Thatcher, duke siguruar rizgjedhjen e saj si kryeministre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër