Gara për Vrapçishtin, Shabani: Pas 11 janarit, vazhdojmë realizimin e projekteve

nga Xh M

Vrapçisht, 2 janar – Në zgjedhjet e 11 janarit, kandidati për kryetar të Vrapçishtit nga AKI, Isen Shabani, pret ta rikonfirmojë fitoren e 19 tetorit të vitit 2025.

Shabani synon mandatin e tretë bazuar në punën e dy mandateve të kaluara, ndërsa premton vazhdimin e projekteve që janë në realizim e sipër.

“Bashkërisht edhe me qytetarët tanë mundësia është që edhe mërgimtarët që i kemi të festojmë një fundvit, vitin që lëmë dhe të kemi një vit të mbarë për vitin 2026. Detyra jonë është që pas 11 janarit të vazhdojmë me projektet, të cilat i kemi paraparë dhe projekte të cilat janë në vazhdimësi që dita-ditës shohim që edhe në terren ka projekte që mbarojnë dhe projekte që janë në punë të vazhdueshme çdo ditë.”, – deklaroikandidati i AKI-së për kryetar të Vrapçishtit,Isen Shabani.

Shabani njëherësh ka bërë të ditur nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim me Partinë Demokratike Turke, dega në Vrapçisht, përkatësisht mbështetjen për kandidaturën e Shabanit, në zgjedhjet e 11 janarit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More