Gara për Gostivarin, Limani: Mbështetje për të rinjtë, vajzat dhe gratë

Nga B.M
646 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 2 janar – Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga AKI, Valbon Limani, ka prezantuar masat e parapara në programin e tij për mbështetjen e të rinjve, vajzave dhe grave. Këto masa parashohin mbështetjen e nismave rinore me nga 60 mijë denarë, aq sa do të përfitojnë edhe vajzat dhe gratë për nismat e tyre të biznesit.

“Për çdo të ri dhe të re deri në moshën 30-vjeçare, Komuna e Gostivarit do të mbështesë standardet me nga 60 mijë denarë. Çdo vit do të përkrahim 30 nisma të reja rinore, duke investuar drejtpërdrejt në idetë, kreativitetin dhe guximin e të rinjve tanë. Zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të arrihet pa fuqizimin e grave. Çdo vit 30 vajza dhe gra do të përfitojnë nga 60 mijë denarë për nismat e tyre të biznesit.”, – deklaroi kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.

Limani njëherësh theksoi, se nëse e merr mandatin për ta drejtuar Gostivarin në zgjedhjet e 11 janarit, do ta vazhdojë edhe vendimin për ndarjen e 100 eurove për çdo familje me fëmijë të porsalindur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër