Shkup, 12 shkurt – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot pati një takim pune me një delegacion të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), të udhëhequr nga Drejtori i Lartë Rezident Robert Skot Hajzlet.
Gjatë takimit, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, delegacioni u informua për projektet dhe aktivitetet aktuale të Qytetit të Shkupit, si dhe për prioritetet strategjike dhe planet e ardhshme që synojnë zhvillimin e Shkupit si një qytet modern, i sigurt dhe gjithëpërfshirës, i orientuar drejt nevojave të qytetarëve.
“Theks i veçantë u vu në bashkëpunimin e suksesshëm midis Qytetit të Shkupit dhe NDI-së deri më tani, gjatë të cilit u shqyrtuan mundësitë për përmirësimin e tij të mëtejshëm përmes realizimit të përbashkët të projekteve dhe aktiviteteve në disa fusha, me qëllim forcimin e proceseve demokratike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, thuhet në komunikatën e Qytetit të Shkupit.

