Gjykata liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

Nga Xh M
342 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 prill Zhurnal.mk – Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu shtetasin Ilia Ndoka, kushëririn e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili rezulton i ndaluar për pastrim parash në kuadër të operacionit “Revanshi”. Mësohet se gjykata vendosi detyrim paraqitje për Ndokën të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Sipas SPAK-ut, dyshohet se Ilia Ndoka ka ndihmuar me para dhe informacion kushëririn e tij, Arben Ndoka, në përpjekjet për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e vrasjes së vëllait të këtij të fundit, Aleksandër Ndoka. Fillimisht, ai u ndalua në Itali dhe më pas u ekstradua në vendin tonë, ku ndaj tij rëndojnë akuzat e pastrimit të parave, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e krimeve në kuadër të këtij grupi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër