Janevska: Vërejtjet e fundit për Ligjin për Arsim të Lartë, mund të bëhen deri të hënën

Nga Xh M
938 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 prill Zhurnal.mk – Vërejtjet e fundit për Ligjin për Arsim të Lartë, mund të bëhen deri të hënën në mbrëmje, pasi i njëjti siç njoftoi ministrja e Arsimit Vesna Janevska, do të hyj në procedura qeveritare dhe parlamentare.

Duke u përgjigjur lidhur me përshtatjen e universiteteve private me Ligjin për Arsimin e Lartë, ministrja Janevska zbuloi parregullsi serioze në funksionimin e disa instituteve të arsimit të lartë të cilat kanë pasur të drejtën të lëshojnë diploma të njohura si në vend ashtu edhe jashtë vendit, duke theksuar se njëri prej tyre ishte i regjistruar si bastore.

“Shembulli më brutal ishte kur Komisioni i MASH-it bëri kontrolle në një institut, i njejti ishte regjistruar si bastore, në pjesën e prapme, ku supozohej të kryente funksionet e tij në dy karrige dhe dy dyshekë. Ne drejtojmë 34 institucione të arsimit të lartë në vend dhe është absolutisht e papranueshme që aktivitete të tjera të kryhen nën maskën e instituteve”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër