Shkup, 13 shkurt – Nikolla Grbçevski nga Ministria e Shëndetësisë, i ftuar në emisionin “Biznes21” në TV21, duke folur për Ligjin për mbrojtje nga duhani, tha se zbatimi i tij do të bëhet në faza. Sipas tij, nuk do të ketë ndëshkime të menjëhershme, por fillimisht do të jepen paralajmërime. Ligji pritet të hyjë në fuqi më 1 mars 2026.
“Në dialog me publikun dhe komunitetin e biznesit do të shkojmë me një zbatim të butë të ligjit, që do të thotë se në fillim do të ketë paralajmërime, edukim dhe punë të përbashkët për përmbushjen e kushteve dhe krijimin e hapësirave publike pa tym. Nëse ligji do të miratohet deri më 1 mars, kjo varet nga shumë faktorë. Paralelisht po zhvillojmë diskutime institucionale, ku marrim komente nga të gjithë ata që janë të përfshirë në procesin e zbatimit. Qëndrimi i Ministrisë është që ligji të miratohet sa më shpejt, por zbatimi të bëhet në faza – fillimisht me paralajmërime dhe më pas me gjoba. Po përballemi me një problem të madh, pothuajse gjysma e shtetit konsumon duhan, ndërsa ka një trend shqetësues të rritjes së pirjes së duhanit tek të rinjtë, dhe kjo është ajo që duam ta parandalojmë”, deklaroi Grbçevski.

