Shkup, 13 shkurt – Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, merr pjesë në Konferencën e Guvernatorëve të Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku shqyrtohen sfidat kryesore dhe drejtimet e ardhshme të politikave të bankave qendrore në kushte të rritjes së pasigurisë globale dhe një ambientit të ndryshuar gjeoekonomik, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Bankës Popullore.
Në Fokus të diskutimeve janë perspektivat për inflacionin dhe politika monetare, si dhe roli i bankave qendrore në ruajtjen e sistemeve financiare të qëndrueshme. Vëmendje e veçantë i kushtohet trendeve të mundshme të derregullimit dhe implikimeve të tyre të mundshme për stabilitetin financiar.
Në Konferencë bisedohet edhe për ndikimin e inovacioneve teknologjike dhe ndryshimeve gjeostrategjike në zhvillimin ekonomik dhe flukset financiare si faktorë që gjithnjë e më shumë formësojnë sistemin financiar global.
“Në kuadër të ngjarjes po zhvillohet shkëmbimi i përvojave dhe pikëpamjet me guvernatorët, përfaqësuesit e institucioneve evropiane dhe organizatave ndërkombëtare, që kontribuon në krijimin e politikave të bazuara në njohuri dhe bashkëpunim, si dhe në forcimin e kapaciteteve të bankave qendrore për t’u përballur me sfidat ekonomike bashkëkohore dhe për të siguruar një ambient ekonomik të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm”, njoftoi Banka Popullore.

