Hakerët pro-rusë kërcënojnë familjen e ministrit të Jashtëm Italian

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani denoncoi kërcënimet e reja nga hakerat, këtë herë duke synuar anëtarët e familjes së tij, duke folur sot në Parlamentin e Romës .

“Edhe unë u bëra cak i hakerave, të cilët premtuan gjithashtu shpërblime financiare. Sot mora kërcënime të mëtejshme që përfshinin të gjithë anëtarët e familjes sime, përfshirë fëmijët e mitur”, tha Tajani.

Kujtohet se ditët e fundit grupi i hakerëve pro-rus NoName057(16) postoi në internet të dhëna personale të kreut të diplomacisë italiane, duke shtuar se do t’i paguante me kriptovaluta kujtdo që do t’i jepte informacione të mëtejshme.

Ministri i Jashtëm italian deklaroi se këto kërcënime lidhen me mbështetjen që ai dhe qeveria Meloni në tërësi vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës.

artikuj të ndërlidhura