Hamza i bën ftesë Kurtit dhe Qeverisë për “kujdes të shtuar që të mos prodhohet situatë e tensionuar”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 06 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë për “kujdes të shtuar që të mos krijohet situatë e tensionuar”, raporton Ekonomia Online.

“E ftoj kryeministrin dhe Haxhiun që të jenë në sallë dhe ta votojnë ligjin në lexim të dytë”.

“Protesta është e drejt demokratike, njerëzit po shfaqin pakënaqësitë e tyre, po kërkojnë drejtësi, po kërkojnë njohje të të drejtave të njeriut dhe respektimi të tyre, dhe normalisht në kuadër të këtyre protestave po kërkojnë edhe aprovimin e ligjit”.

Ndërkohë kreu i PDK-së i bëri thirrje qeverisë që të ketë kujdes sa i përket menaxhimit të protestave pasi, siç tha, pamjet e shfaqura dje nuk do të donte t’i shihte më.

“Përdorimi i forcës joproporcionale shkakton zemërim, shkakton acarim të masës. Tek e fundit është detyrë e organeve tona që të dinë të menaxhojnë masën dhe ta zbusin tensionin dhe jo të provokojnë skena të tilla çfare i kemi parë. Nuk kam besuar që i shoh këto skena dhe nuk dua të besoj që do të përsëriten. I bëj ftesë Kurtit dhe qeverisë që me pas kujdes të shtuar që të mos prodhohet situatë e tensionuar”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër