Hapet ekspozita ‘Ndërmjet Ngjyrave’ e 11 vjeçares Jara Ademi

nga L. M

Është hapur ekspozita e parë personale e 11 vjeçares, nxënëses Jara Ademi “Ndërmjet Ngjyrave”, në galerinë e qytetit.

 

Nxënësja e klasës VII, ka paraqitur një koleksion mbresëlënës të punimeve të saj artistike, e cila dëshmon për talentin, përkushtimin dhe pasionin e saj të jashtëzakonshëm për artin.

Kryetari i Komunës së Gjilanit  Alban Hyseni, tha se është një ditë e veçantë, që Jara po e mban ekspozitën e parë si një artiste e re. Ajo i ka 12 punime, derisa ka 11 vjet dhe se punimet e saja janë shumë të mira, krahas moshës së saj.

“Kjo është një nismë e mbarë për të ardhmen e saj”, tha ai, thuhet në njoftimin e komunës.

I pari i Gjilanit, tregoi se po mbështesin artin shumë më shumë se më herët, posaçërisht artistët e rinj.

Kuratorja e kësaj ekspozite, profesoresha, Arta Ramadani Jashari, tha se kjo është një ditë e rëndësishme për Jarën, pasi që ka ekspozitën e saj të parë të realizuar për pesë vjet në atelie dhe puna e saj tashmë po shënon rezultate.

“Krijimtaria artistike e saj pritet të sjellë rezultate edhe në të ardhmen”, tha ajo.

Profesoresha e artit, falënderoi edhe kryetarin për mbështetjen për artistët.

Nga ana tjetër, artistja Jara Ademi, falënderoi kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe të pranishmit për mbështetjen.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 15 gusht (e premte).

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More