Haradinaj: Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve

Nga D. V.
608 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i dorëhequr i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Epopeja e UÇK-së është e skalitur në emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve.

“Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë, është kohë që kthen në kujtesën tonë kolektive emrat e atyre që flijuan jetën për liri, invalidëve të luftës, veteranëve dhe të pagjeturve në të gjitha trojet shqiptare! Në këtë datë të shënuar, kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, i cili me tërë familjen i dhanë fundin armikut, duke çuar në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave. Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve ndër breza dhe luftës së UÇK-së!”, shkroi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër