Haxhiu u jep kohë partive për konsulta: Ka kohë deri më 7 gusht për seancë konstituive

Nga Xh M
582 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 korrik Zhurnal.mk – Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do të thërras seancën konstituive brenda afateve kushtetuese. Kështu kanë deklaruar nga zyra e saj për RTV21.

Ajo ka thënë se afati për mbajtjen e seancës konstituive mbaron me 7 gusht.

‘’U.D. Presidentja Haxhiu do ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë. Kushtetuta përcakton që seanca konstituive e Kuvendit thirret nga Presidenti/tja brenda 30 ditësh nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve. Në rastin konkret, ky afat përfundon më 7 gusht”, thuhet në përgjigje.

Sipas përgjigjes u.d presidentja Haxhiu u ka dhënë kohë partive politike që të zhvillojnë konstimet për një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit.

“Duke pasur parasysh që afati për zgjedhjen e Presidentit është 60 ditë dhe fillon nga dita e konstituimit të Kuvendit, U.D. Presidentja Haxhiu vlerëson se partive politike duhet t’u lihet koha dhe hapësira e nevojshme për bisedime dhe për arritjen e marrëveshjes që i duhet vendit për zgjedhjen e presidentit.U.D. Presidentja po vepron brenda kompetencave dhe afateve kushtetuese, duke synuar që Kuvendi i ri të konstituohet me një perspektivë reale për krijimin e institucioneve dhe për shmangien e një bllokade tjetër.’’, thuhet në përgjigje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër