Haziri: Jemi në bashkëpunim me partinë e parë, po bisedojmë për një marrëveshje

Nga D. V.
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 6 gusht, Zhurnal.mk – Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Lutfi Haziri është deklaruar për media para seancës konstituive, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se sot Kuvendi i Kosovës do të konstituohet, ndërsa shtoi se LDK është në bisedime me VV-në për arritjen e një marrëveshjeje politike.

“Mësimi më i madh që duhet ta nxjerrim të gjithë është që 9 shkurti dhe 28 dhjetori të mos përsëritet, në kuptimin e mosarritjes së bashkëpunimit, mosarritjes së marrëveshjeve, moszbatimit të vullnetit qytetar për zgjedhjet. Tani jemi në bashkëpunim me partinë e parë, jemi duke biseduar për të ndërtuar një marrëveshje funksionale në interes të agjendës së Republikës, ende jemi në nivelin e diskutimeve lidhur me parimet e një funksionit të një bashkëpunimi, i cili do të jetë i qëndrueshëm e do t’i japë vendit stabilitet. Sot do të konstituohet Kuvendi sipas rezultatit zgjedhor”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër