“Helmimi i fëmijëve nga vezët me salmonelë”, AKU mbyll kopshtin në Gramsh

nga D. V.

Fëmijët e kopshtit publik në Gramsh u helmuan nga prania e salmonelës në vezët e konsumuara gjatë vakteve në këtë institucion.

Në këtë përfundim ka dalë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas analizave të bëra në laborator, ku prania e salmonelës tek vezët rezultoi pozitive. Nga 79 personat e testuar, 17 prej tyre rezultuan bartës të bakterit, mes tyre 16 ishin fëmijë të kopshtit bashkë me psikologen e institucionit.

Kur kanë kaluar afro 1 javë nga shpërthimi i skandalit, 6 fëmijë vijojnë të marrin mjekim në shtëpi, me gjendje shëndetësore të qëndrueshme. AKU analizoi edhe mishin e pulës dhe qumështin që përdorte kopshti, por të dy produktet rezultuan negative në analizat e kryera. AKU ka vendosur pezullimin e aktivitetit të kopshtit deri në përfundimin e procedurave të dezinfektimit dhe analizave.

Për skandalin në fjalë, Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të infektimit të fëmijëve, ndërkohë që janë marrë në pyetje personat përgjegjës për ngjarjen.

Vetë kryetari i Bashkisë së Gramshit, në një prononcim në fillim të javës, pasi sqaroi funksionimin e regjimit ushqimor në kopsht, kërkoi përkujdesen maksimale për shëndetin e fëmijëve dhe zbardhjen, se si ushqimi me përmbajtje salmonele është bërë pjesë e regjimit ushqimor të fëmijëve. /Euronews/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More