Historia e penalltisë më sureale në 100 vitet e fundit, spanjollët befasohen nga penalltia e shkaktuar nga Caleta-Car

Nga B.M
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Duje Caleta-Car, një mbrojtës i Real Sociedadit dhe i ekipit kombëtar të Kroacisë, shkaktoi një penallti të pabesueshme në çerekfinalet e Kupës së Mbretit.

29-vjeçari Caleta-Car shkaktoi një penallti që do të mbahet mend gjatë në ndeshjen e Kupës së Mbretit, ku skuadra e tij fitoi me rezultat 2-3 kundër Alavesit.

Futbollisti kroat, në minutën e 66-të të ndeshjes, i kapi fanellën kundërshtarit Toni Martinez, ia vuri mbi kokë dhe i bllokoi shikimin sulmuesit të Alaves.

Gjyqtari Alejandro Quintero nuk e pa atë që bëri Caleta-Car, por VAR-i sugjeroi që ai të rishikonte videon e situatës.

Pasi pa lëvizjen e çuditshme të mbrojtësit të ekipit mysafir, ai tregoi një penallti për Alaves dhe i dha kroatit Caleta-Car një karton të verdhë.

Toni Martinez, i cili më parë i kishte dhënë Alaves epërsinë nga pika e penalltisë, pati një shans të shkëlqyer për ta çuar klubin e tij në prag të gjysmëfinaleve të Kupës.

Megjithatë, portieri Alex Remiro priti penalltinë duke e mos e lejuar epërsinë të shkonte në 3-1 dhe pas këtij episodi, Sociedad shënoi dy gola duke përmbysur rezultatin dhe duke arritur në gjysmëfinale.

Mediat e mëdha spanjolle si gazeta Marca dhe AS e kanë cilësuar si penalltia më sureale, e cila nuk është parë në 100 apo 123 vitet që luhet futboll në vendin e tyre. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër