Horror në Aerodrom:  Gruaja rrëfen tmerrin që përjetoi për muaj me radhë nga partneri i saj, arrestohet 45-vjeçari

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 maj, Zhurnal.mk – Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në komunën Aerodrom, ku një grua 33-vjeçare ka kërkuar ndihmë nga policia, duke pretenduar se partneri i saj e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme, më 10 maj 2026, rreth orës 05:00, zyrtarët policorë nga SVR Shkup e kanë privuar nga liria B.A. (45) nga Shkupi, pas raportimit për dhunë në shtëpinë familjare.

Sipas informacioneve, incidenti kishte ndodhur një natë më parë, rreth orës 22:00, kur i dyshuari dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht partneren e tij dhe më pas e kishte kërcënuar me armë.

Gruaja ka deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë që përballej me sjellje të dhunshme nga partneri, por deri më tani nuk kishte pasur guxim ta paraqiste rastin tek autoritetet.

Pas arrestimit, policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa ndaj të dyshuarit priten procedurat e mëtejshme ligjore.

artikuj të ndërlidhura