Editorial / Emërimi i Petrova ‑ Çamova i zbehë shpresat e qeverisë për kompromis me Bullgarinë!

Nga B.M
1,592 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 maj, Zhurnal.mk – Emërimi i Velislava Petrova‑Çamovës në postin eministres së Punëve të Jashtme të Bullgarëisë zbret në tokë gjithë shpresat e qeverisë së Hristijan Mickoskit për një kompromis me Bullgari,në i cili do t’i jepte fund ngërçit dy-palësh për t’i hapur rrugë fillimit të bisedimeve të Maqedonisë sëVeriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ministrja e kryeministrit Rumen Radev, ka qenë më parë zëvendësministre dhe ka marrë pjesë drejtpërdrejtë në përpilimin e “propozimit francez” për dalje nga kriza në vitin 2022, të imponuar nga Sofia e të shndërruar në kornizën negociuese midis BE-së dhe Shkupit, e të pranuar nga qeveria e mëparshme në Shkup, si kusht për hapje të bisedimeve, por i cili vazhdon që të refuzohet nga VMRO-DPMNE, pa votat e së cilës ndryshimi i kërkuar i kushtetutës në parlament për bashësinëbullgare, shkruan Zhurnal.mk

Kush është ministrja e re e Punëve të Jashtme të Bullgarisë?

Velislava Petrova ka lindur në Sandanski në pjesë jugperëndimore të Bullgarisë, në qershor 1990. Ajo ka përfunduar studimet bazë në mikrobiologji në Universitetin e Bristol‑it dhe doktoratën në sëmundje infektive në Universitetin e Cambridge‑it. Më pas ka punuar për UNAIDS në fushën e inovacioneve shëndetësore për Global South, ndërsa gjatë pandemisë COVID‑19 ka qenë menaxhere e lartë në Global Vaccine Alliance, duke marrë pjesë në zhvillimin e strategjive të investimeve për kontrollin e patogjenëve të rinj. Ajo gjithashtu ka vepruar si konsulente për Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe si eksperte për Grupin e Bankës Botërore në bioteknologji dhe menaxhimin e rreziqeve nga katastrofat (2020‑2021).

Në vitet 2022‑2023, Dr. Petrova ka qenë zëvendësministre e Jashtme në qeverinë e Kiril Petkov dhe në dy kabinetet kujdestare të drejtuara nga Galab Donev, ku ka mbuluar çështjet evropiane, politikën rajonale, diplomacinë ekonomike dhe ndihmën për zhvillim, marrëdhëniet me organizatat multilaterale, diplomacinëbilaterale me vendet e Azisë dhe Afrikës, si dhe çështjet konsullore.

Në këtë cilësi, ajo ka përfaqësuar Bullgarinë në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE‑së dhe ka ushtruar funksione si “Sherpa” në takimet e Këshillit Evropian. Ajo ka kryesuar Mekanizmin e Koordinimit për anëtarësimin e Bullgarisë në OECD dhe ka marrë pjesë në negociatat me Komisionin Evropian për zgjerimin e BE‑së dhe pranimin e Bullgarisë në Schengen.

Që nga marsi 2024, ajo ka qenë Drejtore e Programeve në “Centre for Future Generations” me seli në Bruksel, duke koordinuar punën e organizatës në politikat evropiane me fokus në konkurrueshmërinë e BE‑së, autonominë strategjike tëEvropës në inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e mbrojtjes, si dhe ndërtimin e partneriteteve mes institucioneve të BE‑së, akademisë dhe industrisë. 

Si do të ndikojë për RMVnë emërimi i Çamovës në krye të Punëve të Jashtme?

Emërimi i Petrova‑Çamovës si ministre e Jashtme e Bullgarisë është një sinjal i qartë se Bullgaria nuk ka ndërmend të lëshojë pe në kushtin kryesor përfshirjen e bullgarëve si komunitet kushtetues në Maqedoninë e Veriut. Ky pozicion ështëartikuluar vazhdimisht nga ish-presidenti Rumen Radev, tash kryeministër, dhe tashmë përforcohet nga një ministre që ka qenë pjesë e formulimit të kushtit tëKorrikut të vitit 2022.

Në këtë drejtim, shpresat e kryeministrit, Hristijan Mickoski, për një kompromis pa ndryshime kushtetuese duket se po zbehen. 

Petrova‑Çamova ka dëshmuar edhe më herët se nuk pranon rrugë alternative jashtëkornizës së “propozimit francez”. 

Prandaj, për Shkupin, emërimi i saj i shndërron shpresat në zhgënjim ku rruga drejt BE‑së mbetet e kushtëzuar.

Qeveria aktuale në Shkiup përbëhet nga një koalicion i gjerë me natyrë politike të ndryshme, me në krye partinë e Mickoskit, e cila nuk pranon ndryshime kushtetuese pa i plotësuar Bullgaria kushtin e tij për respektim të të drejtave tëmaqedonasve në Bullgari dhe kushtin e garancive formale të BE-së se Bullgaria nuk do ketë kushtëzime të tjera që do të kishin të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase.

VMRO-DPMNE, vazhdon të qëndrojë kategorikisht kundër përfshirjes së bullgarëve në preambulë, pavarësisht trysnisë ndërkombëtare nëse dy kushtet e saj nuk përmbushen.

E ndërkohë Radev në Dhjetor pat deklaruar se për të hapur bisedimet, Shkupi duhet që të fus në kushtetutë bashkësinë bullgare, ashtu siç ishte pajtuar qeveria e mëparshme LSDM-BDI në 2022.

E në gjithë këtë ngërç katër vjeçar dhe me fuqinë e votave të VMRO-DPMNE e qëndrimet e ngurta të saj, po aq sa edhe të palës tjetër në Bullgari, në horizont nuk duket të ketë ndonjë ndërmjetësues të jashtëm midis Shkupit dhe Sofies për t’i thënë fund të njëjtit.

Në këtë kontekst, përbërja aktuale qeveritare e udhëhequr nga Mickoski gjendet përballë një prove serioze politike. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër