Mucunski në Bruksel rithekson telashet me Bullgarinë për anëtarësim në BE

Nga B.M
670 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 11 Maj, Zhurnal.mk – Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut sot në Bruksel ka ritheksuar kërkesën e qeverisë së vendit ndaj shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për t’i dhënë fund « bilaterlizimit « të procesit të anëtarësimit në bllokun evropian, raporton Zhurnal.mk

Në deklaratën e tij para fillimit të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve aspiruese me homologët e 27 vendeve anëtare të BE-së, Timço Mucunski këtë thirrje e bëri në kontekst të situatës tash e katër viteve me kërkesat e Bullgarisë ndaj vendit në procesin e bllokuar e të cilat u bënë edhe kërkesa të krejt BE-së.

“Kërkesa e jonë shteteve anëtare janë të shumëllojshme. Së pari ne duhet të dalim nga bilaterilizimi i kritereve të anëtarësimit, » u tha Mucunski gazetarëve në Bruksel, para takimit.

Ai po ashtu tha se BE dhe Maqedonia e Veriut duhet që të angazhohen në çështjet të cilat nuk kanë të bëjnë drejtëpërdrejt me zgjerimin e bllokut evropian, the renditi në këtë konekst çështjet e sigurisë, mbrojtjesë, komunikim më të mire për çështjet e ekonomisë e tregtisë, sigurisë ushqimore dhe digjitalizimit.

Kryemnistri Hristijan Mickoski dhe partia e tij VMRO-DPMNE refuzojnë që të bëjnë ndryshimet kushtetuse për të futur në të bashkësinë bullgare, përderisa Bullgaria dhe BE nuk plotësojnë dy kundër-kushtet e tij.

Ai kërkon që Bullgaria të plotësojë kërkesat e tij për të drejtat e bashkësisë maqedonase në Bullgari, dhe së dyti që Bullgaria dhe vet BE të japin garancione zyrtare se Sofia nuk do të ketë kërkesa e kushtëzime shtesë për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase, të cilën Bullgaria refuzon që ta njohë si të tillë por e trajton si derivat të gjuhës bullgare. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër