Hoxha mbron Gërvallën pas vendimit për ish-drejtuesit e UÇK-së: “Kurrë nuk kam besuar…”

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 shtator Zhurnal.mk – Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për herë të parë pas vendimit për dënimin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gërvalla ka thënë se aktgjykimi i plotë pritet të publikohet së shpejti, ndërsa ka kritikuar ata që, sipas saj, e kanë etiketuar dhe kanë përsëritur deklarata që ajo i konsideron të pavërteta.

“Aktgjykimi i plotë do të vijë shpejt. E kam një shpresë, ata që kanë bërtitur më shumë në këtë lëmi, ata që më së shumti më kanë etiketuar, të paktën para pasqyrës të skuqen që nuk kanë dëgjuar faktet, por kanë zgjedhur t’i përsërisin gënjeshtrat që i kanë vënë vet në qarkullim”, ka deklaruar Gërvalla.

Pas reagimit të saj ka reaguar edhe ish-ushtaraku Hafi Hoxha, i cili ka shprehur mbështetje për ministren.

“KURRË nuk kam besuar as nuk besoi se Donika e Gërvallëve mundet të jetë kundër interesave shqiptare-kombëtare!”, ka shkruar Hoxha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër