I kushtoi 300 euro videoja në rrjetet sociale – voziti me 197 km/h

Nga Xh M
352 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 korrik Zhurnal.mk – Policia e Kosovës e ka gjobitur me 300 euro një shofere që voziti me shpejtësi 197 km/h në autostradë.

Ndëshkimi i erdhi pasi ajo e publikoi videon në rrjetet sociale.

“Në bazë të video incizimeve të publikuara në rrjetet sociale, Njësia për Kontrollin e Autostradave ka arritur që të identifikoj shoferin i cili me automjetin e tij ka tejkaluar shpejtësinë e kufizuar në zonën e kufizimit të shpejtësisë prej 130 km/h ka drejtuar automjetin me shpejtësi 197 km/h”, thuhet në njoftim.

Përveç gjobës prej 300 eurosh, sipas policisë, të njëjtës i janë shqiptuar 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër