Ia vodhi babait mbi 24 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari në Shtime

nga D. V.

Një person është arrestuar të martën për vjedhjen e 24 mijë e 800 eurove në banesën e babait të tij, në rrugën “14 Dhjetori” në Shtime, gjatë periudhës kohore nga 22 gushti deri më 18 tetor të këtij viti.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi u bë pasi ankuesi, një shtetas i Kosovës që jeton dhe punon jashtë vendit, më 19 tetor kishte vërejtur mungesën e parave.

Gjatë ekzaminimit të vendngjarjes, policia nuk ka konstatuar shenja thyerjeje apo dëmtime që do të tregonin hyrje me forcë në banesë.

“Si rezultat i hetimeve intensive, më 21.10.2025, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B.N. (34 vjeç) – djalin e ankuesit, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More