Infantino: Kupa e Botës 2026 është ngjarja më e suksesshme në histori

Nga D. V.
1,388 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, komentoi mbi ecurinë e Kupës së Botës 2026, duke e cilësuar si ngjarjen më të suksesshme të gjithë historisë.

Kampionati Botëror 2026 ka ardhur me shumë kritika shkaku i organizimit, biletave, problemeve me viza për lojtarët dhe tifozët.

Megjithatë, pas nisjes së tij është parë një interesim i madh dhe shumë ndeshje tashmë kanë dhuruar spektakël.

Kur ka përfunduar raundi i dytë i ndeshjes, në skenë ka dalë i pari i FIFA-s, Infantino, i cili e ka cilësuar Kupën e Botës 2026 si ngjarjen më të suksesshme në histori.

“Është e pabesueshme. Më shumë se çdo gjë që bota ka parë ndonjëherë – jo vetëm midis ngjarjeve të futbollit, por midis të gjitha ngjarjeve në përgjithësi. Ky është ngjarja më e suksesshme në histori”, ka thënë fillimisht Infantino.

“Stadiumet janë të mbushura plot, qytetet janë të mbushura plot dhe atmosfera është e mrekullueshme. Ka shumë familje, fëmijë dhe gra në tribuna dhe është vërtet e mrekullueshme”.

“Jam shumë mirënjohës për të gjithë tifozët që vijnë në stadiume dhe marrin pjesë në festivalet e FIFA-s”, përfundoi i pari i futbollit botëror.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër