Intensifikohen punimet në autostradën Prilep–Manastir! Nikollovski: Rruga do ta shkurtojë udhëtimin drejt Athinës

Nga Xh M
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 qershor Zhurnal.mk – Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, njoftoi se po intensifikohen punimet për ndërtimin e autostradës Prilep–Manastir, pjesë e Korridorit 10D. Sipas tij, ky është segmenti më i gjatë i vetëm i autostradës që po ndërtohet në vend dhe do të lidhë rajonin e Pellagonisë me rrjetin rajonal të transportit.

Nikollovski theksoi se synimi është që në gjysmën e parë të vitit 2027 të vihet në funksion segmenti i parë prej 10.5 kilometrash, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm komunikacioni të zhvillohet në të gjithë gjatësinë prej 40 kilometrash në njërën korsi.

Sipas ministrit, autostrada do ta shkurtojë udhëtimin nga Shkupi drejt Athinës për rreth 3 deri në 3.5 orë, duke krijuar kushte për zhvillim më të madh ekonomik, biznesor dhe turistik në rajonin e Pellagonisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër