Iseni: Për herë të parë emërojmë një shqiptar zëvëndës kryeshef të Njësitit Special

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 tetor Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka bërë të ditur sonte, në emisionin “Debat në SHENJA”, se për herë të parë një shqiptar pritet të emërohet zëvendëskryeshef i të gjitha njësive në nivel qendror në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Iseni e bëri të ditur këtë si një lajm ekskluziv gjatë emisionit, duke theksuar se bëhet fjalë për një profesionist me rreth 25 vite përvojë në njësinë speciale.

“Dhe normalisht unë dua këtu ta shpalosi edhe një lajm të mirë, që së pari herë, të jetë kjo ekskluzive për televisionin e juaj. Për herë të parë emërohet një shqiptar zëvendës-kryeshef i të gjitha njësive në nivel qendror, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Është një djal i cili me të vërtetë profesionist i cili gjithmonë ka kontribuar në njësinë speciale, me një përvojë prej 25 viteve, dhe apsolutisht nuk ka pasur vendime as prej kafeneve as vendime me telefonata, por këto vendime ne i sjellim bashkarisht me ministrin, drejtorin dhë zëvendësdrejtorin në nivelet më të lartë të ministrisë”, deklaroi Iseni.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër