Izet Mexhiti nga Prishtina mbështet Kosovën: “Forca Kosovë”

Nga B.M
538 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup/Prishtinë, 31 mars, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka ndarë momente nga ndeshja që po zhvillohet në Kosovë mes Kombëtarës së Kosovës me Turqinë, për kualifikim në Kampionatin Botëror., duke shprehur hapur mbështetjen e tij për përfaqësuesen kosovare, shkruan Zhurnal.mk.

Përmes një publikimi në profilin e tij në Facebook, Mexhiti ka shpërndarë disa fotografi nga atmosfera në Prishtinë, ku shihet mes tifozëve duke përkrahur ekipin e Kosovës.

“Në zemër të Prishtinës, festojmë për Kosovën bashkë me ikonën e muzikës popullore shqipe Shkurte Fejza, dhe mijëra shqiptarë nga vendi e diaspora. Forca Kosovë”, ka shkruar Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër