Ja pse dha dorëheqje trajneri i Fenerbahces – dalin pamjet e incidentit që ndodhi ndaj Romës

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ismail Kartal befasoi të gjithë pas barazimit 1-1 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, duke njoftuar papritur dorëheqjen nga posti i trajnerit të Fenerbahces.

Por tashmë kanë dalë pamjet e incidentit që duket se e rënduan edhe më shumë situatën dhe që shpjegojnë zemërimin e madh të trajnerit turk.

Gjatë ndeshjes, një tifoz i Fenerbahces shihet duke reaguar ashpër ndaj Kartalit nga tribunat, përpara se të marrë një shishe dhe ta hedhë në drejtim të trajnerit.

Sipas presidentit të klubit, shishja e goditi Kartalin në kokë, duke e lënë atë të irrituar dhe të prekur nga ajo që ndodhi.

Pamjet e publikuara tashmë kanë marrë vëmendje të madhe, pasi incidenti ndodhi në një moment kur presioni ndaj trajnerit ishte tashmë shumë i madh.

Pas përfundimit të ndeshjes me Romën, Kartal doli në konferencë për shtyp dhe, pa pritur asnjë pyetje nga gazetarët, njoftoi se kishte vendosur të jepte dorëheqjen.

“Po jap dorëheqjen nga posti im. E bëj këtë për t’ia hapur rrugën klubit”, deklaroi ai.

Presidenti i Fenerbahces, megjithatë, nuk e pranoi vendimin e trajnerit dhe menjëherë bëri të ditur se Kartal do të vazhdonte në detyrë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër