Janë rinovuar tërësisht kapacitetet akomoduese të Klinikës së Kirurgjisë Plastike

nga D. V.

Shkup, 2 dhjetor – Në Klinikën Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive është kryer një rindërtim i plotë i kapaciteteve akomoduese, ku gjatë periudhës së kaluar u trajtuan disa nga personat e lënduar në zjarrin në Koçan. Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot e vizitoi këtë Klinikë.

“Kapacitetet akomoduese të Klinikës Universitare të Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive janë rinovuar tërësisht. Është riparuar një apartament i veçantë në klinikë, si dhe dhoma e fashimeve, me ç’rast pacientët perfitojnë kushte të përmirësuara për qëndrim dhe trajtim, është përmirësuar ndjeshëm edhe funksionaliteti i hapësirës, gjë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve. Me donacionin e Llozhës së Madhe të Maqedonisë, në vlerë prej 25 mijë eurosh, është siguruar edhe pajisje e re mjekësore, e cila përfshin dyshekë antidekubitues, shpatulla mjekësore, stativa për infuzione dhe aparatura të tjera.”,– theksoi ministri Aliu gjatë vizitës.

Ministri Aliu shprehu mirënjohje për gjestin e rëndësishëm filantropik ndaj anëtarëve të Llozhës së Madhe të Maqedonisë dhe të gjithë udhëheqësisë, të cilët me këtë akt tregojnë se filantropia është përgjegjësi dhe jo vetëm një fjalë e bukur, si edhe se sistemi publik shëndetësor ka miq dhe partnerë që besojnë në mundësinë për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More