Në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e javës së XII-të, ashtu që dy ndeshje do të luhen të dielën, ndërsa tri ndeshjet tjera të hënën.
Shkëndija e Haraçinës do të pret Tikveshin prej orës 12:00, ndërsa Shkëndija e Tetovës do të udhëtojë në Shtip për t’u përballur me Bregalnicën prej orës 14:30.
Të hënë, në të njëjtën kohë do të luhet ndeshja Bashkimi – Arsimi dhe Vardar – Struga. Duke filluar prej orës 14:00, njëra ndeshje do të luhet në Kumanovë, ndërsa tjetra në Shkup.
Paraprakisht, prej orës 12:00 do të fillojë ndeshja ndërmjet Skopjes dhe Sileksit në Shkup.
Shkëndija e Tetovës deri më tani ka grumbulluar 24 pikë nga 11 ndeshje, Struga 23 pikë, Vardari 21. Shkëndija e Haraçinës gjendet në pozitën e gjashtë me 14 pikë, Arsimi e teta me 7 pikë, ndërsa një pozitë më poshtë gjendet Bashkimi me shtatë pikë.
