Jovan Despotovski me mesazh të hapur drejtuar Venko Filipçes

nga Xh M

Shkup, 27 dhjetor – Jovan Despotovski, funksionar shumëvjeçar dhe kuadër i LSDM-së, përmes një reagimi publik shprehu zhgënjim të thellë ndaj vendimeve të udhëheqjes aktuale të partisë, duke vlerësuar se pikërisht partia e tij amë e ka lënë “plotësisht pa fjalë dhe pa koment”.

Në mesazhin e tij, Despotovski thekson se pas tri dekadash angazhim politik, së paku e kishte pritur një qasje të tillë nga LSDM-ja, duke nënvizuar se në të gjitha paraqitjet e tij publike ka qenë i matur dhe i përmbajtur, madje edhe në situata kur, siç thotë, ka pasur bazë për qëndrim të ashpër dhe të drejtpërdrejtë.

“ Në të gjitha paraqitjet publike kam qenë maksimalisht i moderuar, madje edhe në situata dhe për njerëz që absolutisht kanë merituar qëndrim të ashpër. Nëse kjo maturi tani bëhet kërcënim për kryesinë aktuale të partisë, atëherë LSDM-ja ka një problem shumë më të madh sesa që mendojmë”, thekson Despotovski.

Ai në mesazh dërgon edhe një kritikë të qartë ndaj personalizimit të partisë, duke theksuar se LSDM-ja gjatë historisë ka pasur dhe do të ketë personalitete shumë më të mëdha se cilido kryetar aktual.

“LSDM-ja ka pasur dhe do të ketë personalitete shumë më të mëdha se kryetari aktual. Dhe askush prej tyre kurrë nuk e ka vendosur veten mbi partinë, mbi familjen tonë. Kjo nuk është LSDM-ja, as nuk do të jetë kurrë”, porosit ai.

Në përfundim, Despotovski i drejtohet drejtpërdrejt liderit aktual të LSDM-së, Venko Filipçe, me një mesazh të qartë personal se nuk do të lejojë që angazhimi i tij shumëvjeçar të zhvlerësohet me një vendim të vetëm politik.

“Me një vendim nuk mundesh, as nuk do të lejoj, të fshish 30 vjet punë, dashuri dhe sakrificë”, shkruan Despotovski.

Postimi i ish-funksionarit interpretohet si edhe një shenjë tjetër e shprehur publikisht e tensioneve të brendshme në LSDM, në një periudhë kur partia po përballet me sfida serioze, rishqyrtime të brendshme dhe rënie të besimit te një pjesë e anëtarësisë dhe e publikut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More