Kadrijaj: Kur unë kam mjekuar ushtarë të UÇK-së, Gërvalla ka bërë dosje kundër tyre

Nga D. V.
325 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 prill Zhurnal.mk – Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në seancën e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla duke thënë se kjo e fundit e ka financuar librin e Shkelzen Gashit, raporton Ekonomia Online

“Ka financuar librin e Shkëlzen Gashit me 15 mijë euro. Këtu njerëzit në Kosovë e bartin një barrë historike e kombëtare dhe konform kësaj duhet me u sjellë. Ka këtu që dikush duke e keqpërdorur emrin e babait të saj ka fyer çlirimtarë, komandantë, UÇK-në”, ka thënë ajo.

Sipas saj, në kohën kur Donika Gërvalla ka bërë dosje kundër UÇK-së, Kadrijaj thotë se ka bartur edhe kallashin, por edhe ka mjekuar ushtarë të UÇK-së.

“Këto ditë takova një ushtar të UÇK-së nga Gjakova, 16 vjeçar, iu kanë vrarë dy vëllezërit, më pyeti pse nuk iu revanshove Gërvallës për sjelljet ndaj Haradinajt. Përgjigjja ime ishte se e respektojmë për shkak të Jusuf Gërvallës, thuaj jo “nëse ti ke babën hero, unë jam heroinë”. Në kohën kur Donika Gërvalla ka bërë dosje kundër UÇK-së, unë kam bartur edhe kallashin, por edhe kam mjekuar ushtarë të UÇK-së. Një mesazh për Donikën, mjaft, çka është mjaft, mjaft dhe boll më me këto fyerje. Është edhe një fjalë e urtë popullore: Mos ta faltë Zoti evladin e keq, se ta fëlliqë emrin e familjes”, ka shtuar më tutje Kadrijaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër