Shkup, 12 maj Zhurnal.mk – SPB Strumicë ka dorëzuar kallëzim penal kundër tre personave nga Gjevgjelia dhe Strumica për “prodhim dhe shitje të paautorizuar të drogës”. Sipas policisë, ata dyshohen se kanë organizuar transportin dhe fshehjen e kokainës në fshatin Bosilovë, ku droga më pas është gjetur dhe sekuestruar.
SPB Strumicë, në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër I.Gj. (26) nga fshati Konjskë e Re, rajoni i Gjevgjelisë, P.Ç. (33) nga Gjevgjelia dhe V.S. (51) nga Strumica, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve””.
“I akuzuari I.Gj. ka organizuar furnizimin me kokainë dhe, pas marrëveshjes paraprake me të akuzuarin P.Ç., e ka angazhuar atë me automjetin e tij për ta transportuar deri te i treti i akuzuar V.S. Pasi kokaina i është dorëzuar V.S., ai e ka fshehur, përkatësisht e ka groposur në tokë në vendin e quajtur “Topo” në territorin e fshatit Bosilovë, rajoni i Strumicës. Pas informacioneve të marra dhe veprimeve zyrtare të ndërmarra, zyrtarët policorë të SPB Strumicë e kanë gjetur lokacionin ku ishte groposur droga dhe me ndihmën e makinerive të punës ajo është gërmuar, nxjerrë dhe sekuestruar nga V.S”, thonë nga MPB.
