Kalon në Qeveri financimi për fazën e dytë të rrugës Trebosh – Neproshten

nga Xh M

Tetovë, 1 prill – Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka njoftuar se ka kaluar në Qeveri financimi për fazën e dytë të projektit të rrugës regjionale Trebosh – Neproshten, një aks rrugor shumë i rëndësishëm për rajonin e Pollogut. Ky projekt përfshin komunën e Zhelinës (Pallaticë, Trebosh dhe Uzurmisht), si dhe komunat e Tearcës, Jegunovcës dhe Tetovës.

Rruga Trebosh – Neproshten do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e komunikacionit rrugor në këtë zonë, dhe për herë të parë do të mundësohet qasje nga autostrada për në këtë rrugë. Gjithashtu, kjo do të lidhet me rrugën e re që është duke u ndërtuar tani, Pallaticë-Tetovë.

Kryetari Sejdiu theksoi se ky është një hap i madh për përmirësimin e infrastrukturës në rajon dhe një mundësi e shkëlqyer për të lidhur më ngushtësisht komunat e Pollogut me qytetet dhe aksessibilitetin më të mirë për qytetarët dhe bizneset. Infrastruktura rrugore në këtë rajon po përmirësohet dukshëm, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More