Kamioni me produkte mishi del nga rruga në ‘Rrugën e Kombit’, shoferi shpëton për mrekulli pas defektit në frenim

Nga Xh M
1,165 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 maj Zhurnal.mk – Një kamion është përplasur me trafikndarësen në Rrugën e Kombit, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht mësohet se pranë fshatit Kolsh, kamioni ka pësuar defekt në sistemin e frenimit, ndërsa drejtuesi i tij ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Ka shpëtuar mrekullisht, pasi për pak kamioni me tonazh të rëndë mund të përfundonte në greminë.

Kamioni ishte i mbushur me produkte mishi dhe kishte dhoma frigoriferike. Megjithatë, ai ka arritur të dalë në kohë nga automjeti pa pësuar lëndime.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër