Kanosi dhe sulmoi qytetarin, i dyshuari në Prizren kapet me pushkë dhe pistoletë

nga D. V.

Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte kanosur dhe sulmuar një tjetër qytetar, duke prezantuar gjatë incidentit një pistoletë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Randobravë të Prizrenit.

Njësitë policore reaguan menjëherë ndaj rastit dhe, me urdhër të prokurorit, bastisën shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 30 fishekë, një pushkë gjuetie dhe një pushkë automatike.

Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet vazhdojnë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More