LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

Nga B.M
498 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 janar – LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro.

“Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa pasur para për punëtorët. Në vend që të gjejë justifikime për mosrritjen e pagave, qeveria e Mickoskit duhet të sigurojë para për rritjen e pagës minimale me 600 euro.

Maqedonia sot ka pagën minimale më të ulët në rajon dhe në Evropë. Pasojat janë tashmë të dukshme. Punëtorët e kualifikuar nga Maqedonia po largohen jashtë vendit në masë, të rinjtë po emigrojnë, dhe “punëtorët ekonomikë” po importohen tek ne.

Gjatë qeverisjes së LSDM-së, paratë përfunduan tek qytetarët, ne e rritëm pagën minimale nga 8.000 denarë në mbi 20.000 denarë dhe pagën mesatare nga 22.000 denarë në mbi 42.000 denarë.

Duke marrë parasysh gjendjen gjithnjë e më të vështirë ekonomike të punëtorëve dhe kërkesat e Federatës së Sindikatave, LSDM ka përgatitur zgjidhje të reja ligjore për: rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe ngrirjen e pagave të zyrtarëve.

Ja ku është një zgjidhje ligjore në tavolinë, tani do të shohim se cilat palë do të jenë në anën e punëtorëve dhe cilat do të mbeten në anën e tenderëve”, thonë nga LSDM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër