Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe, vende të lira për tu regjistruar në afatin e dytë dhe të tretë, Qamili: Ta mbajmë të gjallë katedrën

nga Xh M

Shkup, 15 shtator – Edhe përkundër regjistrimit të studentëve në afatin e parë, në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Universitetin “Qirili dhe Metodij”, ende ka vende të lira për tu regjistruar në afatin e dytë, i cili është më 17 dhe 18 shtator.

Profesoresha, Ajtene Qamili tha se kriteret për tu regjistruar janë të ulta, ndërsa benefitet nga ky drejtim të mëdha.

“Ende ka vende të lira dhe gjithashtu ka student të interesuar për tu regjistruar në këto dy afate. Mesatarja e notës nuk është ndonjë kriter për tu pranuar studentët për arsye sa ka vende të lira. Kështu që të gjithë ata të cilët janë të interesuar dhe kanë dëshirë që të zgjedhin drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, qoftë në drejtimin arsimor, qoftë edhe për përkthyes nga shqipja në maqedonisht dhe anasjelltas, vende të lira ka, gjithashtu anë pozitive është se për drejtimin e përkthyesve jepen bursa falas për studentët për tu motivuar dhe për tu punësuar”. – tha Profesoresha Universitare, Ajtene Qamili.

Ajo u bën thirrje maturantëve që të ndjekin studimet gjuhësore amë, për shkak se është drejtim që u sjell perspektivë dhe punësime.

“Të gjithë ata që kanë hamendje dhe nuk kanë vendosur se ku të regjistrohen unë iu kisha sugjeruar që të zgjedhin këtë drejtim për arsye se njohin së pari gjuhën në mënyrë më të mundshme, atë që nuk kanë arritur ta nxënë gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm këtu e përkryejnë dhe e sjellin në një mënyrë më të mirë të mundshme, gjithashtu njihen me kulturën, me letërsinë e gjuhës shqipe. Kjo katedër është shumë e vjetër dhe duam gjithmonë që ta mbajmë të gjallë” – deklaroi Profesoresha Universitare, Ajtene Qamili.

Pas afatit të dytë i cili është më 17 dhe 18 shtator, pason edhe afati i tretë më 27 shtator. Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Shkup ka 53 vite nga themelimi, është institucioni i parë i vetëm në gjuhën shqipe në Maqedoni, i cili i ka dhënë orientim kombit shqiptar, pavarsisht rrethanave edhe në kohët më të vështira i’a ka dalë të mbajë gjallë gjuhën dhe kulturën shqipe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More