Kërkesat për dorëheqje, Abdixhiku thërret për durim: Karakteri ynë do t’i tejkalojë llogaritë e vogla

Nga D. V.
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përseri mbrëm pas kërkesave për dorëheqjen e tij nga disa degë të partisë, duke bërë thirrje për durim dhe unitet brenda LDK-së.

Përmes një postimi, Abdixhiku falënderoi kryetarët e degëve, nëndegëve dhe veprimtarët e partisë për mbështetjen e dhënë, teksa siguroi se sfidat aktuale do të tejkalohen përmes karakterit dhe vlerave që, sipas tij, e kanë shoqëruar gjithmonë LDK-në.

Kjo vjen pasi degët e LDK-së në Pejë, Lipjan dhe Shtime kanë kërkuar largimin e tij nga drejtimi i partisë, ndërsa ai ka garantuar se nuk do të ketë ndarje në LDK.

“Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim; të mirat vijnë pastaj”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai tha se mbështetja e marrë nga strukturat dhe aktivistët e partisë është më e madhe sesa mund të kërkonte ai dhe LDK-ja.

“E kuptoj se anëtarësia jonë është e shqetësuar. Por sonte ju ftoj në durim. Ka momente kur padrejtësia duket më e madhe se mundi ynë; por janë pikërisht ato momente që e provojnë karakterin tonë. Ky karakter do t’i tejkalojë llogaritë e vogla; siç i ka tejkaluar gjithëherë”, ka deklaruar Abdixhiku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër